
Rama: Shqipëria më e bukur se Zvicra. Shqiptarët, qershia mbi tortë!
E Hënë 3 Mars 2025, 11:11
Dritare.net
Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama tha se shumë shpejt Shqipëria do të jetë një vend i pakrahasueshëm.
“Shqipëria për këdo është një vend shumë i vogël. Por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm. Kemi atë që ka Zvicra, por mendoni që në Zvicër të kishit atë që ka Mesdheu.
Ne do jemi të pakrahasueshëm, herët më shumë se sa vonë, sepse kemi Zvicrën, kemi Mesdheun kemi gjithçka çfarë do një qenie njerëzore dhe e kemi në një distancë shumë të shkurtër.
28 km, 2 dete, 9 lumenj, shumë male, liqene dhe po kështu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët që janë miq. Dhe nuk jemi të mërzitshëm si zviceranët", tha Rama./L.F-dritare.net

















