
Rama: Rezultatin e 11 majit do shkoj ta shënoj në Kuç. Fitojmë më shumë se 77 mandate!
E Enjte 10 Prill 2025, 10:10
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha se i mirëkupton ata që nuk duan të votojnë PS, por jo ata që duan të votojnë Sali Berishën.
"Ore mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llampa tre herë në ditë tanimë se edhe mosha bën të veten. Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal. Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa.
Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj", u shpreh kryeminsitri Rama./L.F-dritare.net

















