Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha tha se ishte arratisur, Rama poston video me Engjëll Agaçin

Berisha tha se ishte arratisur, Rama poston video me Engjëll Agaçin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin. Me këtë video, Rama hedh poshtë akuzat e Berishës që tha se Agaçi ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.

"Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.", shkruan Rama./K.C/dritare.net