
Rama nxjerr spotin e Shkodrës: E dona Edona!
E Mërkurë 21 Prill 2021, 09:09
Dritare.net
Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale spotin e Shkodrës. Çifti protagonist, njëri me PD dhe tjetri me PS, e zgjon nga gjumi një telefonatë për sondazhet politike. “Ditën zihemi, por natën pajtohemi”, thuhet në diskutimin e çiftit, ku burri në njërën anë mban posterin e PD dhe gruaja posterin e PS. Por në fund ata i bashkon Edona, vajza që të dy e duan dhe bëhet fjalë për Edona Bilalin, numri një i PS në Shkodër./L.F-dritare.net

















