Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga Poliçani: Do të hapim kombinatin mekanik

Rama nga Poliçani: Do të hapim kombinatin mekanik

Pas takimit me qytetarët e Skraparit, kryeministri Rama shkoi në Poliçan. Para qytetarëve, Rama foli për investimet që do të bëhen në këtë zonë dhe tha se do të hapet edhe kombinati i Poliçanit.

‘Ne në mandatin e 4 kemi edhe rrugën e re Berat –Polican- Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me beratin dhe Tiranën dhe do të krijohet një unazë e bukur që do të sjell më tepër investime dhe turizëm. Kanë filluar që të kthehen njerëz që investojnë dhe do të kthehen edhe më shumë me rrugën e re. Kemi zgjidhur çështjen e atyre që ishin kontributi të industrisë ushtarake, jemi duke punuar dhe për kombinatin e Poliçanit, e kemi pjesë të planeve tona dhe jemi duke diskutuar me disa palë të interesuara dhe do të kemi edhe rezultate sepse duam që ta rihapim në kushtet kur e gjithë Europa është e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake’, tha Rama./K.C.dritare.net