Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Skrapar: Në mandatin e katërt do e keni rrugën e bërë!

Rama në Skrapar: Në mandatin e katërt do e keni rrugën e

Kryeministri Edi Rama u takua sot me socialistët e Skraparit. Rama tha se në mandatin e katërt do të bëjnë rrugën Berat-Slrapar, një investim që do ta lidhë për vetëm 30 minuta qytetin e Beratit me kanionet Skraparit.

"Në mandatin e 4 ka ardhur dhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila ne synojmë që ne ta bëjëm lidhjen që sot është e vështirë. Se nuk është fortë e lehtë ta bëjëm për 30 minuta Beratin me Skraparin dhe njëkohësisht të bëjmë lidhjen e Beratit me Përmetin. Edhe kështu ju këtu me kanione të keni një destinacion turistik të Shqipërisë Edhe pastaj e zgjidhni vete sesi doni për dy orë në Janinë për dy orë në Tiranë. Jam I bindur se me të gjitha zhvillimet e turizmit. Me fillimin e punës për rrugën e re do të shtohen vlerat e tokave dhe pasurive. Disa nga ju këtu më thoshin, premto rrugën, premto rrugën, por I thosha nuk e premtoj se po e premtova këta sta falin. Pastaj thashë ai ka Ju skrapalinjtë jeni shumë fare, ju gjen nga të gjitha anët e botës. Kështu që nuk është një premtim kjo është pjesë e programit tanë."-tha Rama./K.C/dritare.net