
Rama: Në mandatin e katërt zgjidhet përfundimisht problematika e ujit dhe rrugëve!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha se tani furnizimi me ujë në të gjithë vendin pothuajse ëhstë i realizuar me shifra të shumëfishuara në tre mandate, teksa theksoi se mandati i katërt do i japi fund kësaj problematike 120 vjeçare të vendit.
Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve virtualë sot nga zyra e tij, duke theksuar se edhe rrugët e fshatit janë duke u shtruar, sikurse ndodhi në Divjakë, ku ka mbetur vetëm një rrugë rurale pa shtruar.
Por një ndjekësi që e ‘thumbonte’ për gjoja arritjet e qeverisë, Rama iu përgjigj:
“Çohu në pikë sabahut o Toni dhe futja kot, fare…! Nuk e di çfarë muhabetesh janë këto...!”
Teksa më tej iu përgjigj një tjetër komentuesi në lidhje me Divjakën dhe Karavastanë, duke dhënë lajmin se për lagunën tashmë ka edhe një projekt në zhvillim.
“Fjalët i degraduar shkonin dikur, tani nuk shkojnë më. Isha dje në Divjakë me kryetarin e bashkisë, me një fermer të jashtëzakonshëm dhe njeri i jashtëzakonshëm që i rri te koka punëve. Ne kemi vajtur në një rrugë që lidh Remasin me një fshat tjetër. Kryetari tha rruga e parafundit rurale e Divjakës, pra pothuajse të gjitha rrugët e fshatrave janë të lidhura, me standardet e një fshati, se thonë fshati, fshati, jo mos, është si puna e ujit, se s’ka ujë. Si s’ka ujë? Katër zona ishin kur morëm detyrën, 48 urbane dhe 98 rurale janë aktualisht. Sa mandate janë, 3 mandate 12 vjet, pse nuk u bënë në 120 vjet këto, ku ishin, pse s’u bënë. Dhe 11 kantiere janë aktualisht për ujin e pijshëm, plus edhe një bllok tjetër dhe brenda një mandati tjetër dhe mbyllet kjo punë. Se nuk kishte ujë 24 orë vetëm në ca pika. Në Vlorë kur shkoja te gjyshja nuk kishte ujë 24 orë dhe ujin shkonim e mbushnim te çezma e lagjes të gjithë, kuptove! Me Karavastanë kemi një projekt të jashtëzakonshëm”, tha kryeministri./E.P-dritare.net

















