Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Bruksel: Negociatat mbyllen brenda 2027

Rama në Bruksel: Negociatat mbyllen brenda 2027

Shqipëria çel sot grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian - “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila mbahet këtë të hënë në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Rama në Bruksel: Negociatat mbyllen brenda 2027

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë për të diskutuar progresin e bërë në procesin e negociatave, si edhe për përgatitjet e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj, e natyrisht edhe për situatën në rajon, ku Presidenti do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në vigjilje të këtij Samiti.

Në mbërritjen e tij, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, u shprehën për mediat e pranishme:

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e Këshillit Europian i cili me mençurinë e vëmendjen e tij ndaj vendit dhe rajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë. Sot sigurisht është një ditë shumë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces e pastaj edhe për samitin e ardhshëm për komunitetin politik europian, i cili është një aktivitet, një eveniment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment, në kohë dhe sigurisht do të flasim për rajonin ndaj të cilit, Presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që, ka shumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam shumë shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027.

Rama në Bruksel: Negociatat mbyllen brenda 2027

-Zoti President, si e vlerësoni këtë rrugëtim të Shqipërisë drejt integrimit europian?

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa: Së pari, jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama. Së pari sepse është gjithmonë kënaqësi të takohemi, të flasim dhe të shkëmbejmë me Edi Ramën. Së dyti sepse zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tone dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim.

Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim dhe më tej grup kapituj për t’u negociuar gjatë këtij viti sepse e kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por mendoj që kjo është po kështu një shenjë mjaft e rëndësishme për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është me BE e anëtarësimin në të.

Rama në Bruksel: Negociatat mbyllen brenda 2027

Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit.

Nga ana tjetër, kjo është një mundësi shumë e mirë për të folur për Samitin e Komunitetit Politik që do të mbahet në 16 maj në Tiranë.

Europa është më shumë sesa BE, por gjithmonë e më shumë është e rëndësishme që ne të jemi të gjithë së bashku të bashkuar sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të forte./L.F-dritare.net