
Rrëfimi i ish-partizanit 95-vjeçar: Kujdes me Gjermaninë!
Dritare.net
Sonte në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv, vjen me një rrëfim për jetën dhe luftën, Naxhi Zhupa, ish-partizan 95-vjeçar i Brigadës së VIII S dhe veteran i LANÇ-it.
Njeriu që e ka jetuar luftën, ka luftuar me armikun, është plagosur, e ka studiuar mirë luftën, i tregon sot brezit të ri se lufta nuk është lojë, kjo marrëzi që po ndodh sot në botë duhet të ndalojë, që bota mos të hyjë në një Luftë të Tretë. Ish-partizani 95-vjeçar tregon nëse do të ketë luftë në Evropë, meqenëse shumica e vendeve evropiane po furnizohen me armatime. Ndiqeni rrëfimin e ish-partizanit 95-vjeçar, Naxhi Zhupa!
"Lufta nuk është lojë! Jo vetëm brezi i ri, por edhe njerëz me pozitë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë luftë. Duke qenë se kam një jetë ushtarake jam marrë me problemet historike-ushtarake, e di çfarë do të thotë luftë. Shumë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të nisë një luftë sot me këto mjete të shkatërrimit në masë që ka njerëzimi. Është fatkeqësi që nxitet luftë brenda dhe jashtë vendit. Duket që nuk kanë nxjerrë mësim nga Lufta e Dytë Botërore. Çuditem kur shoh këtë garë furnizimesh me armatime në këtë mënyrë. Shihni çfarë po ndodh në Palestinë. Është një marrëzi e madhe. Kujtojnë se do shpëtojnë. Askush nuk shpëton nga lufta. Vetëm rrezatim i është pafund, pa lë me shkatërrimet. Një Gërdec shpërtheu, nuk ishte më tepër se 7 kiloton armatime, edhe lëkundet erdhën në Tiranë. Po mendoje të përdoren bombat e raketat. Arrijnë raketat 9 herë më shpejt se zëri. Ne do shuheshim. Më mirë të mos fillojë lufta se nuk i dihet fundi. Duhet të bëhen përpjeke që kjo gjë të mbarojë. Duhet gjetur një e mesme për të mënjanuar konfliktet.
A do ketë luftë në Evropë?!
Luftë në Evropë do të ketë po u fut Gjermania ose po u tërhoq Gjermania. Po s’u fut Gjermania, nuk ka luftë në Evropë. Të tjerët nuk bëjnë dot luftë pa Gjermaninë, le të mburrën sa të duan. Sepse të gjitha luftërat që kanë nisur vendet e tjera, i kanë humbur. Prandaj nuk e bëjnë dot. Evropa nuk ka kuptim pa Gjermaninë. Ne e pamë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët janë më të ditur se të tjerët, më të përgatitur, me të pajisur, më të disiplinuar, më të vendosur, këto karakteristika i ka edhe sot Gjermania. Është shembull i të gjithë organizmit ushtarak të NATO-s në Evropë. Sot nuk ka vend për armiqësi me gjermanin.", rrëfen ish-partizani 95-vjeçar në DritareTv./K.C/dritare.net

















