
Rama-Metës: Rrushi shesh rrushin e piqet, trashëgoi influencën në administratë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama foli sot para gazetarëve edhe për presidentin Ilir Meta dhe administratën.
Rama tha se më parë nuk kanë pasur gjë në dorë lidhur me administratën nga ndikimi që LSI kishte në koalicion.
“Për hir të së vërtetës në një pjesë të madhe kemi arritur ta mbajmë qëndrueshmërinë ë administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrje. Ka vazhduar dhe për shkak të aleatit tonë. Më parë ne nuk kemi pasur gjë në dorë për shkak të aleatit që kishim në koalicion dhe për shkak se rrushi pa rrushin dhe u poq. Sidoqoftë ne e kemi larguar nga influenca gjithë trupën e mësuesve, trupën e infermierëve sepse për trupën e mjekëve gjithsesi nuk ka qenë një sfidë e njëjtë si me rastet e tjera. Kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se cdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje”, u shpreh Rama./M.K/dritare.net

















