
Rama: Ku shkon Elisa Spiropali, shkon fitorja!
Dritare.net
Në një vizitë në Kamëz, për të takuar strukturat elektorale socialiste, Kryeministri Edi Rama, ka shpjeguar edhe arsyen e lëvizjeve të Elisa Spiropalit dhe caktimin e saj drejtuese politike për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Tiranës.
Sipas tij, Spiropali kudo që shkon sjell fitore dhe sjell frymën e suksesit.
“Kamzën e përdorëm si shembull në Shkodër. Elisa këtë punë bën, vjen e sjell frymën e suksesit. Elisa merr suksesin, shkon në një vend tjetër, çon frymën dhe u thotë se siç e bëmë në Kamëz do ta bëjmë në Shkodër. Tani po shkon në Kavajë. Mbani mend çfarë po ju them, kur të fitojë Kavajën. Shihni Kamzën, merrni frymë thellë, shihni Shkodrën, mbani frymën, dhe pastaj nxirreni të tërën kur të mbarojë numërimi. Merr frymë thellë dhe përgatitu. Frymë, pra, frymë, gjithçka është frymë, jep frymë, merr frymë, lësho frymë, hap frymë, shpërnda frymë.
Pas Kavajës, ku do shkosh?, iu drejtua pastaj Rama Spiropalit. Se më thotë mua, pse më lëvizni? Po fryma duhet të lëvizë, s’mund të rrijë në një vend. Prandaj shko atje dhe bëj një sukses të ri.”, u shpreh Rama./E.P-dritare.net

















