
Rama-komentuesit: BE-ja do t'i mbyllë negociatat me Shqipërinë brenda 2027-ës!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën lidhur me anëtarësimin në BE.
"Si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë dhe pa drita. Je gjigand, edhe nastradini do të kishte zili’, shkruan një komentues.
Ndërkohë, kryeministri Rama i përgjigjet:
"Tani ty jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti, por mua sa më shumë kaloj në vitet aq më pak i zgjuar më duket vetja. Nuk po të them se ca mendoj unë për komentin tënd dhe për hyrjen në BE, por po të pyes ty, po BE a do ta kishte zili Nastradini meqënëse do të fus në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE që thotë duam që të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda 2027. Unë e kam durim aq të madh sa merrem edhe me komente si të tuat duke mos harruar që sado i zhytyrë të jetë në kënetë dikush që bënë këto komente është detyra ime që ta respektojë si qytetarë i këtij vendi." tha Rama./K.C/dritare.net

















