
Rama ironizon Bashën dhe sulmon Berishën: Kush e merr lehtë këtë popull, katandiset keq
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish ironinë për të komentuar zhvillimet në opozitë, duke thumbuar si Lulzim Bashën, ashtu edhe Sali Berishën. Gjatë një komunikimi me ndjekësit, pasi lexoi një koment që pyeste: “Gjallë është ky?”, Rama iu përgjigj me humor:
“Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”
Rama sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar për “katandisje mendore” dhe duke e përdorur si shembull të atyre që “e marrin lehtë këtë popull”.
“Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet… është arsyeja më kuptimplotë e krenarisë për mua,” tha Rama, duke theksuar se mbështetja popullore është burimi i forcës dhe motivimit të tij politik.
Ai shtoi se "populli shqiptar të jep unë në bisht të lugës", duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të nënvlerësuar inteligjencën apo durimin e qytetarëve përfundon me pasoja të rënda për ata që e bëjnë.
“Mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve për të kuptuar se çfarë derexheje mendore janë katandisur,” përfundoi Rama, në një aluzion të qartë për rivalët e tij politikë, duke lënë të nënkuptohet se kriza në opozitë është rezultat i gabimeve të tyre të vazhdueshme./L.F-dritare.net

















