
Rama inspektim në shëtitoren e Tushemishtit dhe parkun e Drilonit në Pogradec!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë mëngjes në kantierin e shëtitores së Tushemishtit dhe parkut të Drilonit, në Pogradec.
Rama në rrjete sociale shkruan se këto hapësira do të vihen në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec, që shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë, në një destinacion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./M.K-dritare.net

















