Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Dy protesta ka pasur Shqipëria!

Rama: Dy protesta ka pasur Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama në podkastin e radhës ka komentuar edhe protestat e mbajtura nga Rithemelimi, ku herën e fundit më 7 tetor u tentua edhe djegia e selisë së Partisë Socialiste.

Rama u shpreh se vendi gjatë viteve të fundit ka pasur vetëm 2 protesta të rëndësishëm, ajo e studentëve dhe e armëve kimike, ndërsa të tjera sipas tij janë vetëm shfaqje.

“Fillojnë të merren me politikë se mendojnë hajde se po kapim ndonjë gjë në politikë duke u lidhur me një parti apo tjetër por është thjesht një iluzion se nuk funksionon. Jo vetëm po ndryshon struktura si funksionon administrate. Nuk është më siç ka qenë më përpara. Ka një pjesë që akoma për të qarë hallin dhe një pjesë tjetër për të qenë krenarë dhe një përfaqësi e saj bëri procesin e hapjes së negociatave me BE-në.

Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ok ka një traditë proteste në Shqipëri, kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ata nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë.

Dy protesta ka pasur Shqipëria: Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie. Pavarësisht elementëve brenda”, tha Rama./M.K-dritare.net