
Zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Janullatos, Sinodi i Shenjtë mblidhet më 16 mars
E Enjte 13 Mars 2025, 13:01
Dritare.net
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë ka njoftuar se më 16 mars 2025, në Ditën e Dytë të Kreshmës, do të mbahet zgjedhja e Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Zgjedhja do të zhvillohet në Qendrën Sinodike, menjëherë pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, dhe do të ndjekë me përpikëri dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ky proces vjen pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas, që udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada. Anastasi u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë./L.F-dritare.net

















