
Dash Sula: Berisha e di që me 11 maj fiton Rama. Lufta bëhet për 71 mandate!
Dritare.net
Dashnor Sula thotë se Sali Berisha e ka të pamundur fitoren në këto zgjedhje. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV zoti Sula bëri këtë parashikim për qarkun e Elbasanit.
“Rasti më i mirë është me 5 mandate, por unë mendoj që PD në Elbasan do të marrë 4 mandate. Nisma Shqipëria Bëhet synojmë dy mandate, ndërsa PS mendoj do të marrë 8 ose 9 mandate.
Sali Berisha dhe PD nuk fitojnë dot gjë më me atë listë që kanë hartuar. Edhe vetë Berisha e di që nuk mundet të fitojë. Qëllimi ynë është që Rama të mos arrijë 71 mandate, që të imponohet të kemi një lëvizje tjetër politike.
Unë jam kalë beteje në teren dhe besoj që do të marr mbështetjen e të gjithëve. Kanë qenë shumë parti të tjera të reja që më kanë kërkuar por unë zgjodha këta të rinj sepse kanë integritet”, u shpreh Sula në Dritare TV./L.F-dritare.net

















