
Dash Sula kalon në ekstrem: PD-në e shkatërroi Albana Vokshi dhe Mul Noka!
Dritare.net
I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, Dashnor Sula sulmoi Sali Berishën për hartimin e listës së deputetëve për zgjedhjen e 11 majit. Zoti Sula tha se partia demokratike është tani në duart e Albana Vokshit dhe Flamur Nokës që i cilësoi si të urryer nga shqiptarët.
“Unë kam kërkuar një takim me Sali Berishën por nuk më është dhënë mundësia të flas me të. Nuk kam pasur kurrë asnjë telefon nga Berisha se do të jem në listën e hapur të PD. Asnjë kontakt as nga e famshmja Albana Vokshi, apo Nul Moka. Është fatkeqësi që partia ka mbetur në dorë të tyre. Ata janë të papëlqyer nga demokratët dhe të urryer nga shqiptarët.
Unë jam etiketuar si SKAP-ist, si një njeri i afërt me Altin Dumanin ndaj nuk e gëzoj pëlqyeshmërinë e tyre. Unë e kam shprehur mbështetjen hapur për SPAK, dhe kjo nuk është e mirëpritur nga drejtuesit e PD”, u shpreh Sula në Dritare TV./L.F-dritare.net

















