Na ndiqni edhe në

Bota

Lufta tregtare/ Evropa i përgjigjet tarifave të SHBA-së

Lufta tregtare/ Evropa i përgjigjet tarifave të SHBA-së

Nga sot janë në fuqi tarifat amerikane ndaj Bashkimit Evropian dhe të 27-ta vendet kanë bërë njoftime që tregojnë se ardhja e Presidentit të ri në Zyrën Ovale dhe synimet e tij të qarta kanë ndryshuar ndjeshëm shpejtësinë e reagimit të Bashkimit dhe se ka një plan-përgjigje specifike që padyshim tregon disa nga reflekset e vendeve evropiane.

Komisioneri për Tregti dhe Siguri Ekonomike, Maroš Šefčovich, në njoftimin e tij të sotëm sqaroi se Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj SHBA-së në dy faza, pasi siç tha ai, sot Unioni nuk ka rrugë tjetër veçse të “përgjigjet”.

"SHBA-të, me tarifat 25% që po “vjedhin” nga sot për importet e lëndëve të para dhe mallrave që hyjnë në kategorinë e dispozitës amerikane për çelikun dhe hekurin, në thelb po prek kryesisht Gjermaninë, e cila është një nga eksportueset kryesore të këtyre produkteve në SHBA."

Nga ana e tij, Bashkimi synon rreth 28 miliardë dollarë importe nga SHBA-ja. Për 19 miliardë prej tyre, tarifat do të fillojnë më 1 prill dhe janë në thelb rivendosja e tarifave që BE-ja kishte vendosur për produktet amerikane që nga mandati i parë i Trump-it./K.C/dritare.net