
Nacip Naço, Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhaj janë tërhequr nga gara, në një kohë kur pak orë na ndajnë nga publikimi i listës përfundimtare të kandidatëve.
Deputeti i PS-së Nasip Naco nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur. Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.
Ndërsa Klevis Xhoxhaj ishte vendosur si kandidat i PS-së në listën e hapur të saj, në Qarkun Elbasan, por u tërhoq nga gara./K.C/dritare.net

















