Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Këto zgjedhje do votoj Metën. Nuk e ngatërroj politikën me dashurinë!

Kryemadhi: Këto zgjedhje do votoj Metën. Nuk e ngatërroj

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shprehu mbështetjen ndaj Ilir Metës në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se ndaj tij ka respekt politik, jo dashuri shpirtërore, ndërsa theksoi se marrëdhëniet personale me ish-bashkëshortin e saj kanë përfunduar.

“Për Metën nuk është dashuri shpirtërore apo emocionale, është respekt politik. Pavarësisht marrëdhënies time me Ilir Metën që ka mbaruar. Kur të dalë mund të pi kafe me Metën, por marrëdhëniet personale me të janë të përfunduara.

Në aspektin politik, Monika Kryemadhi nuk është si të tjerat, inatin e nxjerr në mënyrat e tjera, jo në politikë. Politika është vlerë, princip, parim.

Monika Kryemadhi ka respekt politik për Ilir Metën, dhe veprimi i tij për të kandidur në listë të hapur, tregoi se është burrë shteti dhe nuk është frikacak të fshihet pas listave të mbyllura.

Është një njeri që merr përsipër, që nëse nuk më votojnë, nuk kam pse të jem në parlament. Një nga arsyet pse ka vendosur emrin në listë, është se e dinte që vota e PL nuk do të shkonte te opozita me dy kandidatura në listë dhe për ti dhënë maksimumin e votave, e vuri në listë”, tha deputetja e PL në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit./L.F-dritare.net