Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Evi Kokalari: Berisha po fut në listën e mbyllur ata që nuk i do as soji i vet

Evi Kokalari: Berisha po fut në listën e mbyllur ata që nuk i do

Evi Kokalari përmes një postimi në Facebook ka komentuar Primaret në Partinë Demokratike, për të cilat thotë se qenë sa për “sy e faqe”. Ndërsa flet për listat, Kokalari thotë se tek ato të mbyllurat, Berisha ka vendosur emra që nuk u votuan në Primare.

"Mentaliteti i PD-së është që këta që ishin më të votuarit në primare, kanë shanse më të larta për të fituar zgjedhjet, kështu që po i sakrifikojnë ata në maj (që fare mirë mund të jenë zgjedhje të manipuluara nga maxhoranca), dhe në listë të mbyllur do fusim ata që e pamë nuk i voton njeri. Nëse disa nuk u votuan as në primare, kjo do të thotë që as soji i vet, pra demokrati nuk i do. Pse mendoni që shqiptarët do i duan në parlament? Nga ana tjetër, ata më të votuarit që i duan më shumë, fare mirë do sakrifikohen në zgjedhje që sërish mendoj nuk do jenë të pastra dhe do humbin gjithsesi. Pra, populli, demokrati dhe votuesi i ndershëm digjet dy herë në procesionin super 'demokratik' të Berishës.

Personalisht luftën me Berishën dhe tufën që mbarte nga prapa do ta vazhdoj, por demokratët seriozë ta kuptojnë që kam tre vjet që bëj luftë të mbroj të drejtat e tyre në atë parti, dhe kam bërë një luftë shumë më të fortë se ata vetë. Ama faktin që ata janë kaq pasivë ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe padrejtësie që ju bëhet, nuk ja fal, dhe as votuesi nuk duhet t’ua falë, sepse jeni të paaftë (me dashje apo jo) të ruani integritetin e votës së atyre që ju kanë vlerësuar.", tha ajo./K.C/dritare.net