Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli i GJKKO la në burg Erion Veliajn, Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë ndonjë çudi!

Apeli i GJKKO la në burg Erion Veliajn, Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e

Apeli i GJKKO la në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por avokati i tij, Maks Haxhia paralajmëroi se çështjen do ta çojnë edhe në Gjykatën e Lartë, ku presin që të pranojë kërkesën e kryebashkiakut për ta liruar nga qelia.

"Nga Gjykata e Lartë presim të ndodhë ndonjë çudi dhe atje, e natyrës që të pranojë kërkesën për zëvendësimin e masës së Erion Veliajt, sepse nuk konkurron asnjë nga kushtet dhe krieteret për të mbajtur në burg një person të tillë”, tha avokati.

I pyetur nëse për këtë masë sigurie të dhënë në Apel ndikuan provat e reja të SPAK, ai tha: “Jo absolutisht, është i njëjti material që ka qenë edhe në shkallën e parë”.

Pretendimeve e SPAK për intimidim, avokati iu përgjigj kështu: “Keni futur këtë termin intimidim, që nuk është procedurial. E thotë SPAK, por nuk e thotë ligji. Term procedurial është të prishësh provat. Intimidim kalon në stad tjetër, por nuk është kriter për masën e arrestit”./L.F-dritare/net