Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-Bashës: Të kam konsideruar mik, mos e prish gojën!

Rama-Bashës: Të kam konsideruar mik, mos e prish gojën!

Në seancën e sotme parlamentare vëmendje të madhe mori gjuha e përdorur e kreut demokrat Lulzim Bashës, ndaj deputetit të PS Eduard Shalsit. Në fjalën e rij kryeministri Rama iu drejtua Bashës të qëndrojë në lartësinë e kostumit të tij, duke theksuar se e ka konsideruar mik kundërshtarin e tij politik.

“Ji në lartësinë e flokëve të krehura me kujdes, ji në lartësinë e kostumit të mbërthyer me kujdes, në lartësinë e buzëqeshjes tënde mos e prish gojën si e prishe sot se tregon që je në hall shumë të madh e nuk arrin dot as ta menaxhosh hallin tënd.

Përgjithësisht je dalluar që i fsheh mirë ato që mendon por të paktën jo me gojë të lutem, nuk mundet dot të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti.

Për mua një herë si njeri që të kam konsideruar e të konsideroj mik është fyese”, u shpreh Rama në Kuvend./L.F-dritare.net