
Basha debat të ashpër me Shalsin: Hajdut, maskara, horr!
Dritare.net
Seanca e sotme parlamentare si zakonisht ka nisur me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Një diskutim të fortë kishte mes kreu të demokratëve Lulzim Bashës dhe deputetin e PS Eduard Shalsin.
Shalsi: Keni një zakon që e bëni edhe në Komisionin Parlamentar. Ky padurimi për të folur ndërkohë që tjetri flet. Është çështje edukate, është çështje durimi. Nëse ju nuk do dëgjoni nuk do mësoni kurrë, prandaj jeni katandisur kështu.
Basha: Pusho mor ti, po flet për katandisje ti! Plehrë! Hajdut, ti duhet të ishe në burg.
Shalsi: Nëse mendoni që do t'ju shërbejë…
Basha: Mate mirë gojën kur flet, fundërrinë.
Nikolla: Z. Basha ju kujtoj etikën
Shalsi: Nuk e kuptuar kurrë sa i dobët je, trashja jote e zërit mund të trembi ndonjë laraskë…Ta kuptoj hallin por nuk ta qaj.
Basha: Maskara. Pis. Jeni një tufë plehrash këtu, bëni dërr dërr dërr.
Shalsi: Je i pafuqishëm për të debatuar.
Basha: Jeni një tufë horrash dhe banditësh. Koha juaj ka filluar të mbarojë, i gjithë llumi i tranzicionit, edhe ti.
Shalsi: E di pse qesh, ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke mësuar asgjë. Mendon se do mbijetosh në politike me këtë stil të foluri
Basha: Ti e ke politikën zanat për t'u pasuruar, unë e kam mision.
/L.F-dritare.net

















