Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pyet veterinerin! Dr. Bruna: Ja cila është kafsha shtëpiake më e përshtatshme për stilin tuaj të jetesës!

Pyet veterinerin! Dr. Bruna: Ja cila është kafsha shtëpiake

DritareTV sjell podcastin më të ri, “Pyet Veterinerin”, me Dr. Brunilda Mazarin. Në këtë seri emisionesh, do të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja mbi kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake, si dhe këshilla praktike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Në këtë episod Dr. Brunilda dha këshilla mbi shëndetin dhe ushqimin e kafshëve, gjithashtu ka treguar se cila është të kafsha shtëpiake më e përshtatshme në bazë të stilit tuaj të jetesës dhe punës që bëni.

”Nëse duam të marrim një kafshë shtëpiake duhet të mendojmë mirë nëse kemi kohë të mjaftueshme. A kemi ne ambientin e duhur dhe duhet të mendojmë edhe për punën që ne bëjmë. Nëse keni një punë që ju merr shumë kohë dhe nuk shkëputeni dot pra oraret tuaja janë fikse ju sugjeroj një mace. Ata që kanë kohë, kanë një punë nga e cila mund të shkëputen mund të marrin një qen. Të marrësh një qen kërkon shumë përkushtim pasi duhet që të paktën një herë në ditë qeni të dal për shëtitje në natyrë.”-tha Dr. Brunilda Mazari/E.P/dritare.net

Emisionin “Pyet Veterinerin” mund ta ndiqni çdo të shtunë në orën 18:00 në DritareTV. Bashkë me Dr. Brunilda Mazarin, do të mësoni gjithçka mbi kujdesin për kafshët shtëpiake. Nëse po mendoni të merrni një qen ose mace apo për çdo pyetje që keni, shkruani këtu @Klinika_veterinare_bruna dhe do të merrni përgjigje nga ekspertja!