Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse të gjithë po flasin për filmin “Mrekullia në qelinë nr.7” dhe pse duhet ta shihni!

Pse të gjithë po flasin për filmin “Mrekullia në

Filmi i Koresë së Jugut, "Miracle In Cell No. 7", i cili na ka bërë të qajmë kaq shumë herë, ka një adaptim tjetër nga Turqia dhe është në dispozicion në Netflix!

Pse të gjithë po flasin për filmin “Mrekullia në

Nuk ka mbetur njeri që nuk e ka parë këtë film prekës. Dy protagonistët e filmit “Yedinci Kogustaki Mucize” janë Ova (Nisa Sofiya Aksongu) dhe Memo (Aras Bulut Iynemli).

Pse të gjithë po flasin për filmin “Mrekullia në

Pak fjalë për filmin!

Ova është një vajzë e vogël e dëshpëruar për t’u ribashkuar me Memon, babanë e saj të sëmurë mendor. Memo akuzohet gabimisht për vrasjen e një vajze të vogël dhe futet në burg. Ova nga jashtë përpiqet të gjejë dëshmitarë për vrasjen. Memo fillimisht keqtrajtohet në burg, por kur të burgosurit kuptojnë se ai ka çrregullime mendore vendosin ta ndihmojnë. Ata bëjnë një plan që Memo të dalë nga burgu dhe të ribashkohet me vajzën e tij.

Por ndryshimi më i madh mes dy filmave, koreano dhe turk është përfundimi. Babai dhe vajza janë bashkuar në të vërtetë jashtë burgut! Po, Memo nuk vdes. Si ndodhi kjo?

Një tjetër i burgosur me emrin Yusuf Aga, i cili humbi vajzën e tij në një mënyrë që ai beson se ishte faji i tij, vendos të vdesë në vendin e Memos. Të burgosurit, tashmë shokë të Memos dhe rojet e burgut e shkëmbejnë atë me Yusuf Agën në minutën e fundit! Pra fundi është i lumtur.

Pse të gjithë po flasin për filmin “Mrekullia në

Megjithëse ka vetëm një muaj që ka dalë, “Mrekullia në qelinë nr.7” ka thyer rekorde shikueshmërie në Netflix. Sidomos tani që jemi në karantinë, nuk ka mbetur njëri pa thënë: “E ke parë filmin?” “ Ishte me të vërtet mrekulli!” “Shihe se do të qash”

Pse të gjithë po flasin për filmin “Mrekullia në

Me të vërtet filmi ka prekur këdo që e ka parë dhe kjo për vetë faktin sepse ngjarja vjen në një mënyrë kaq origjinale dhe e zakonshme, por dhe për faktin se luhet nga një nga aktorët më të mirë të filmave turq. Kjo është një nga arsyet se përse ju duhet ta shikoni. Një arsye tjetër është fakti që në qendër është dashuria e pafundme e vajzës për babanë dhe e anasjella. E nëse ju s’keni ndonjë punë për të bërë, shiheni filmin dhe qani bashkë me ta...dhe ne./K.C/dritare.net