Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn!

Pse Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn!

Marrëveshja e së hënës në Shtëpinë e Bardhë, e cila përfshinte një propozim për një takim dypalësh mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, u përshkrua fillimisht si një hap i rëndësishëm drejt paqes. Por përgjigja nga Rusia nuk ishte aspak entuziaste.

Pse Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn!

Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, tha se gjatë një bisede telefonike Donald Trump dhe Presidentit Putin, ishte diskutuar ideja për të shqyrtuar mundësinë e ngritjes së nivelit të përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës por pa përmendur ndonjë takim konkret mes vetë liderëve.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për televizionin shtetëror, theksoi se Moska nuk përjashton asnjë format negociatash as dypalëshe dhe as trepalëshe por insistoi që çdo kontakt i nivelit të lartë duhet të përgatitet me kujdes maksimal.

Në përkthim diplomatik, kjo do të thotë se Kremlini nuk është ende i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë mes Putinit dhe Zelenskyt. Dhe kjo nuk është aspak për t’u habitur.

Putin e nisi këtë luftë duke njohur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e rajoneve të pushtuara në lindje të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk dhe ka këmbëngulur në narrativën se Ukraina është pjesë historike dhe kulturore e Rusisë, duke e cilësuar ndarjen nga Moska si një “gabim historik”.

Sipas analistes Orysia Lutsevich nga Chatham House, nëse ky takim ndodh, do të nënkuptonte që Putin do të pranonte të ulej në tryezë me një president të cilin e ka përqeshur dhe delegjitimuar prej vitesh një “shaka” nga një vend që ai pretendon se nuk ekziston realisht.

Një tjetër problem për Kremlinin është se propaganda shtetërore ruse prej kohësh e ka paraqitur Zelensky-n si një “nazist” dhe Ukrainën si një shtet kukull të Perëndimit. Një kthesë e tillë e papritur do të ishte e vështirë për t’u shpjeguar publikut rus.

Pse Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn!

Për më tepër, Rusia ka kushtëzuar çdo marrëveshje paqeje me mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë – diçka e pamundur aktualisht për shkak të ligjit ushtarak dhe nuk i referohet asnjëherë Zelensky-t me emër, por me nofkën “regjimi i Kievit”. Në bisedimet e fundit në Turqi, Zelensky mori pjesë personalisht, ndërsa Rusia dërgoi një delegacion të udhëhequr nga një historian.

Tatiana Stanovaya nga Qendra Carnegie Rusia-Eurasia thotë se, për Putinin, ky konflikt nuk është thjesht me Ukrainën, por me Perëndimin – dhe takimi me Zelensky-n nuk është thelbësor. Por ajo nuk përjashton mundësinë që Putin ta pranojë takimin nëse beson se mund të arrijë diçka konkrete, si për shembull dorëzimin e territoreve nga Ukraina – diçka që Zelensky e ka refuzuar kategorikisht.

Pse Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn!

Sipas saj, Putin e sheh Trump-in si një aleat potencial për ta detyruar Kievin të bëhet më fleksibël. Rusia mund të propozojë një raund të ri bisedimesh në Stamboll, me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë si Ushakov dhe Lavrov, por nuk do të rrezikojë një takim direkt me Zelensky-n pa garanci për rezultate.

Trump, nga ana tjetër, tha në rrjetin e tij Truth Social se ka nisur përgatitjet për një takim mes dy liderëve. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes, gjatë një interviste në Fox News, e zbuti tonin: “Unë thjesht organizova një mundësi për ta... ata janë ata që duhet të vendosin. Ne jemi 7,000 milje larg.”

Ndërkohë, Rusia vazhdoi goditjet mbi qytetet ukrainase, duke lëshuar të hënën mbrëma 270 dronë dhe 10 raketa – një rikthim i dhunës pas një pauze të përkohshme.

Nëse presioni i Trump mbi Zelensky nuk jep rezultatet që dëshiron Moska, Putini e di se gjithmonë mund të mbështetet te forca ushtarake.

Pyetja tani është: kë do të fajësojë Trump nëse edhe kjo përpjekje për paqe dështon?/CNN