Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Projekti në Pashaliman, Ministri italian i Mbrojtjes: Shqipëria, rol kyç në mbrojtjen europiane

Projekti në Pashaliman, Ministri italian i Mbrojtjes: Shqipëria, rol

Për herë të parë, pala italiane ka folur publikisht për marrëveshjen strategjike mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë shqiptare KAYO për modernizimin e kantierit detar të Pashalimanit dhe prodhimin e anijeve ushtarake në Shqipëri.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Rudina Xhunga në Romë, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, foli për vizionin strategjik të këtij bashkëpunimi mes dy vendeve, duke e cilësuar Shqipërinë një pikë kyçe për mbrojtjen europiane dhe NATO-n në rajon.

“Unë mendoj se mund të krijojmë kushtet që Shqipëria të ketë një rol brenda mbrojtjes europiane dhe NATO-s me kapacitete detare që sot nuk i ka dhe me një prani të rëndësishme detare”, deklaroi Crosetto.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Ministri italian theksoi se projekti nuk ka vetëm dimension ushtarak, por edhe ekonomik e tregtar, duke parashikuar krijimin e një korridori të ri bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë.
“Gjithashtu mund të ketë edhe një rol tregtar, duke ndërtuar fillimisht një rrugë detare e më pas tokësore, që mund të sjellë shumë pasuri për Shqipërinë dhe ta lidhë edhe më shumë me Italinë”, u shpreh ai.

Marrëveshja u firmos në Tiranë dhe parashikon modernizimin e kantierit të Pashalimanit, ndërtimin e anijeve të reja lundruese dhe zgjerimin e kapaciteteve detare shqiptare.

Projekti në Pashaliman, Ministri italian i Mbrojtjes: Shqipëria, rol

Ky konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri në dekadat e fundit, me pritshmëri për qindra vende të reja pune dhe mundësi të reja bashkëpunimi për kompanitë shqiptare dhe italiane.

Projekti synon ta shndërrojë partneritetin mes dy vendeve në një bashkëpunim strategjik afatgjatë në industrinë detare, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik./L.F-dritare/net