Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti i KE në Tiranë: Paqja pa mbrojtje është iluzion

Presidenti i KE në Tiranë: Paqja pa mbrojtje është iluzion

Në nisjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian, foli edhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

“Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona.

Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj. Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen.", tha Costa./L.F-dritare.net