Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pezullohet nga detyra prefekti i Kukësit, Granit Gjana!

Pezullohet nga detyra prefekti i Kukësit, Granit Gjana!

SPAK ka pezulluar nga detyra prefektin e Kukësit, Granit Gjana nën akuzën për abuzim me tenderat.

Në dosjen e prokurorisë së Posaçme, Gjana akuzohet për shkelje të barazisë në tenderat për blerje karburanti me vlerë 21.000.0000 lekë, gjatë kohës që mbante postin e zëvendëskryetarit.

“Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm”, njofton SPAK./M.K-dritare.net