Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përmirësohet situata nga zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 3 vatra aktive

Përmirësohet situata nga zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata me zjarret është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit. Nga 28 vatra zjarri në total, vetëm 3 janë aktive, ndërsa 6 të tjera mbahen nën monitorim. Përmirësimi i situatës u ndihmua edhe nga rënia e temperaturave dhe reshjet e shiut pasditen e së enjtes.

Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarreve në këto zona:

Tërnovë, Bulqizë – Zjarr në kurorë me pyje të dendura, me angazhimin e 8 efektivëve të MZSH, 4 forca bashkiake, 6 forca pyjore, 3 forca policore dhe 30 forca ushtarake, mbështetur nga 1 helikopter.
Xath, Fushë-Arrëz – Intensiteti i flakëve është ulur, me 60 forca operacionale, 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter.
Velë, Mirditë – Zjarr në masiv me pisha, 6.5 ha, me 3 automjete zjarrfikëse dhe 26 forca në terren, përfshirë efektivë të MZSH, forca bashkiake, pyjore, policore dhe ushtarake.
Vatrat nën monitorim ndodhen në: Mali me Gropa-Bizë (Bulqizë), Zhapokikë, Plashnik dhe Rehovë (Poliçan), Velçan (Berat), Mali i Bërzhitës-Ibë, Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, si dhe Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë).

Për operacionet e shuarjes u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të mbështetura nga 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 5 avionë/helikopterë nga Forcat e Armatosura, përfshirë 4 helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Çekia, Sllovakia dhe 1 avion Canadair nga Italia./K.C/dritare.net