
Për fundjavë moti në Shqipëri parashikohet të jetë i nxehtë. Temperaturat ditore do të luhaten nga 28°C deri në 33°C, me rritje të ndjeshme të ndjesisë së vapës gjatë mesditës, ndërsa erërat priten të jenë të lehta deri në mesatare, duke ofruar një freski të lehtë në bregdet dhe zonat malore.
Nuk ka parashikime për reshje, gjë që do të bëjë këtë fundjavë të përshtatshme për shëtitje, udhëtime jashtë qytetit dhe aktivitete rekreative në natyrë. Për ata që preferojnë plazhet, parashikohet që temperatura e ujit të detit të jetë rreth 25°C, ideale për not, sporte uji dhe relaksim./K.C/dritare.net

















