
Përfshihet nga flakët fabrika e qelqit në Kavajë
E Martë 12 Korrik 2022, 14:02
Dritare.net
Fabrika e qelqit në Kavajë është përfshirë nga flakët. Vatra e zjarrit është aktivizuar në ambientet e fabrikës, ndërsa era fatkeqësisht ka favorizuar përkeqësimin e situatës.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga reparti i zjarrfikësve të Durrësit.
Mësohet se zjarri është ndezur nga një person që po digjte mbeturina aty pranë. Ndërkohë, mësohet se pranë fabrikës ndodhen edhe disa banesa, por sipas zjarrfikësve ndaj tyre nuk paraqitet ndonjë rrezik. Zjarrfikësit thonë se flakët po vihen nën kontroll./L.F-dritare.net

















