Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas shqipes mëson edhe një gjuhë tjetër, çfarë po bën Donald Lu në Kirgistan!

Pas shqipes mëson edhe një gjuhë tjetër, çfarë

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, është një ndër diplomatët që në Shqipëri ngjalli shpresë për një drejtësi të re, pasi gjatë mandatit të tij, SHBA nisi investimin në reformën në drejtësi.

"Peshqit e mëdhenj" kanë qenë gjithmonë në fokusin e Lu-së, ndërsa ai në fjalimet e tij shpesh-herë fliste edhe shqip, pasi e kishte mësuar gjuhën shqipe.

Por edhe në Kirgistan, ku shërben si ambasador, Lu po ia merr dorën gjuhës atje, pasi në një video të postuar së fundmi Ambasadori dëgjohet duke folur gjuhën vendase, dhe duke dhënë një mesazh për koronavirusin, ku ka falënderuar mjekët për punën e tyre të palodhshme dhe heroike./ I.M-Dritare.net