Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parlamenti i ri/ Sa deputetët do të mungojnë nga shtatori!

Parlamenti i ri/ Sa deputetët do të mungojnë nga shtatori!

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve.

Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, 82 deputetë aktualë. disa prej të cilëve nuk ri-kandiduan për një mandat të radhës, e të tjerë që u futën në garën parlamentare, por dështuan të rizgjidhen.

Pjesa më e madhe prej tyre, nga radhët e socialistëve. Freskimi i listave me një gjeneratë të re nga Edi Rama la jashtë gati 60 përqind të deputetëve aktualë të maxhorancës.

Disa prej tyre as nuk ishin mes kandidatëve, ndërsa pjesa dërrmuese u hodh në fushë betejë, në listat e hapura. Në një garë të ethshme për pak vende, sallën e parlamentit të ardhshëm nuk do mund ta frekuentojnë me, një sërë emrash, që nga socialisti i Gardës së Vjetër Pandeli Majko i cili nuk arriti të thyente rezultatin e kolegëve të majtë në lista, apo Blerina Gjylameti që luftoi deri në kutitë e fundit për mandatin.

Vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e tyre nuk arritën të merrnin as Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Florenc Spaho apo Arben Pëllumbi. /E.P-dritare.net