
Pa skenën jam hiçgjë! Artistja Justina Aliaj tregon vitet e para të karrierës!
Dritare.net
Artistja Justina Aliaj në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga ka treguar jetën e saj ndër vite kur filloi të çelë për herë të parë zërin e saj.
Ka qenë vetëm 7-vjeç kur filloi të nxjerrë në pah talentin e saj në skenë, pa asnjë emocion kur ndodhej përballë spektatorëve. Pa skenën, tha artistja, nuk ka jetë për mua!
“Koha dhe mosha të forcojnë eksperiencën, por kështu kam qenë në jetën time. Kam qenë 7-vjeç kur në shkollë kisha kohë të recitoja dhe këndoja. Në shtëpi kishim një çardhak, ulshim dhe këndonim, si shtëpia në filmin "Çifti i lumtur". Në 9-vjeçare fillova dhe këndoja shumë. Shpesh në kor më ngatërronin dhe me çunat se mbaja flokët e shkurtër. Edhe kur flisja flokët tek berberi, gjithmonë si djalë. Më pas erdhi Shtëpia e Pionierit dhe më vendosën të bëja një rol, por nuk e dinin nëse këndoja. Kështu fillova të mësoja edhe tekste këngësh, nuk kisha emocione. Kam nevojë për skenë, nëse jam jashtë saj gishtat më bëhen akull. Jashtë skenës jam e fikur, kontakti me spektatorët më bën njësh me të. Pa skenën nuk ka jetë për mua.”, tha artistja./M.K-dritare.net

















