Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Evropë

Kryeministri Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimin e planifikuar në Zvërnec, duke e cilësuar atë një projekt strategjik që mund të transformojë ekonominë shqiptare. Nga Elbasani, kreu i qeverisë kritikoi kundërshtimet dhe protestat ndaj resortit turistik, duke argumentuar se zhvillimi i turizmit elitar ka sjellë mirëqenie dhe rritje ekonomike në vende si Greqia dhe Mali i Zi.

“Shikoni Greqinë se çfarë ka bërë me turizmin dhe shikoni edhe Malin e Zi në veri, sesa shumë kanë fituar me turizmin. Mali i Zi është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor për pensione, për paga dhe mirëqenie. Është një vend që nuk ka industri dhe bujqësi. Si ka mundësi që ka të ardhura për frymë më të larta edhe se vetë Serbia? Vetëm për një arsye, sepse Mali i Zi ka bërë atë që sot na ka ardhur radha ta bëjmë ne dhe që kanë dalë në protestë ata atje. Dhe për këtë është bërë gjithë kjo çorbë, duke ngatërruar mbrojtjen e natyrës me lloj lloj axhendash të tjera. Nëse ai projekt në Malin e Zi do të ishte bërë këtu, ku edhe ishte në fillim, sepse këtu i mbyllën derën atij investitorit kanadez, më saktë i kërkuan pjesën, atëherë Mali i Zi nuk do të ishte bërë ky që është sot. Ata që thonë ‘ne nuk na duhet turizmi i luksit’, ata nuk e dinë se ato resorte dhe hotele janë motor të ekonomisë së tyre. Sepse ato resorte dhe hotele nuk janë të shkëputura nga realiteti i vendit. Ato resorte janë arsyeja që shteti merr më shumë taksa. Ai Porto Montenegro në Tivat, u vendos në një zonë që ishte zona më e prapambetur në Malin e Zi. Sot Tivati pret 5 milionë turistë në vit. Projekti që po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde, është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Europë prej shumë vitesh. Ne ta bëjmë si lopa, që e mbysh kupën dhe pastaj i bie me shkelm në fund?”, tha mes të tjerash Rama./K.C/dritare.net