
Isha në luftë me shpirtin/ Justina Aliaj: Si ia dola t’i mbijetoja kovidit!
Dritare.net
Aktorja e njohur Justina Aliaj e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregoi periudhën e vështirë që kaloi kur u prek nga virusi Covid-19, duke përfunduar në koma. Artistja tha se ka kaluar periudhë të vështirë duke e konsideruar atë si një luftë me shpirtin, ndërsa shtoi se besimi në Zot e ka ndihmuar shumë që t’i bëjë ballë situatës.
“Isha në luftë me shpirtin tim pasi nuk merrja dot frymë. Para se të përfundoja në koma, mendova se kisha Covid-19, dyshoja për grip. Qëndrova në shpi, derisa sa dola në rrugë e kuptova që nuk mundesha më. Nuk hoqa dorë nga punë, nuk mendova kurrë për fëmijët, por kërkoja mundësi për të gjetur frymë. 1 javë para dyshoja për kovid dhe kërkova nga të gjithë që mos t’u tregonin fëmijëve. Vajza e kuptoi kur unë u rrëzova, se isha në koma. Mendoja a do të mbushesha dot me frymë. Nuk kisha shanse të jetoja, por besoja shumë në Zot.”, tha artistja./M.K-dritare.net

















