Rama: Na tregojnë korrupsionin blogerët që mbledhin para për të treguar anët e trupit që unë i tregoja pa lek kur isha i ri!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar blogerët e influencerët që kundërshtojnë investimin në Zvërnec të Vlorës dhe që akuzojnë qeverinë për korrupsion.
Nga Elbasani, ku u festua 35-vjetori i PS-së së degës, Rama tha se blogerët marrin para për të treguar trupin e tyre dhe nuk i paguajnë shtetit asnjë taksë. Kryeministri shtoi se kur ishte i ri, pjesët e trupit të tij i tregonte pa asnjë lek.
“Flamingot i priste pushka dhe horrat që kishin liri të bënin masakër në çdo vend ku kishte shpendë e kafshë. Horrat që e kishin mbushur detin e liqenet me tela korrenti. I vrisnin peshqit me tela korrenti. Nëse flamingot do të kishin gojë të flisnin, nuk diskutohet që... Edhe ngjyrën nuk e kanë rastësisht ngjyrën e PS. Ne nuk jemi tradhtarët. Na tregojnë këta korrupsionin. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit shqiptar. 1 euro taksë nuk paguajnë ata blogerë e influencerë”, tha mes të tjerash Rama./dritare.net