Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Justina Aliaj: Historia e elektricistit që krijoi këngën e pavdekshme shkodrane!

Justina Aliaj: Historia e elektricistit që krijoi këngën e

Artistja e njohur, Justina Aliaj është emocionuar në studion e Dritare Tv teksa rrëfeu historinë e elektricistit që ajo e njohu kur ishte vetëm 8-vjeçe, gjatë interpretimeve të saj në skenë.
Teksa rrëfeu se është duke punuar me 20 poezitë më të njohura të shkrimtarëve shqiptarë nga Ndre Mjeda tek Ismail Kadare dhe Dritëro Agollin, artistja tha se në skenë njohu elektricistin Teufin Nduka i cili kishte shkruar këngën më popullore të cilën e këndon gjithë Shkodra.
Artista tha se kënga e shkruar nga elektricisti që i ndriçoi skenën me vite është art që nuk shuhet kurrë nga djepi i shkodranëve.

“Vij shpesh dhe aty kur jam jashtë akumuloj materiale dhe kur kthehem i vë në jetë. Kam regjistruar rreth 20 poezi që nga Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Pashko Vasa, adhuroj pa masë Mitrush Kuteli. Edhe Lasgush Poradecit, Dritëro Agollin, Ismail Kadare, përmend të gjithë. Poezia, mbetet elitë. Duhet ta afrojmë më tepër, aktori është një shkesë, i zbut shpirtin spektatorit. Ju tregoj një histori kur isha 8-vjeç dhe këndoja në skenë, ku në mes të saj ishte elektricisti që hap dhe mbyll dritat. E kishte emrin Teufin Nduka, kur kaluan vite mësova se ai njeri kishte bërë këngën më popullore të Shkodrës. Ka qenë perlë, e pra një elektricist e ka bërë. Në skenë do e nderoj duke e kënduar këngën e tij, me mua është i gjithë populli. Janë këngë që nuk vdesin kurrë, i këndojnë në dasmat shkodrane”, tha ajo./M.K-dritare.net