Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OSBE-ODIHR: Fushata elektorale të jetë paqësore! 

OSBE-ODIHR: Fushata elektorale të jetë paqësore! 
Ditën e nesërme nis zyrtarisht fushata zgjedhore. OSBE/ODIHR u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë një fushatë paqësore dhe të hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE-ODIR.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.
Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!”, shkruan OSBE./K.C/dritare.net