Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Shigjetarit 3- 9 mars 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Shigjetarit 3- 9 mars 2025 nga Christine Haas

Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund. Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Në tërësi jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit dhe do mendoni herë pas here të përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni disa takime interesante dhe do dini t’i mbani pas vetes personat që do pëlqeni me fjalë dhe gjeste të ngrohta. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të martes gjendja do stabilizohet. Në punë do ju bëhen disa propozime interesante që duhet t’i shfrytëzoni. /dritare.net