Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Partia Mundësia, mes PD dhe PS! Flet Erald Kapri!

Partia Mundësia, mes PD dhe PS! Flet Erald Kapri!

Deputeti dhe gazetari Erald Kapri ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland qafoku në DritareTV.

I pyetur për edhe në lidhje me PD-në, Kapri tha se ai dhe Agron Shehaj kanë qenë pjesë e saj, por thekson se nuk ndihen në siklet për shkëputjen. Gjithashtu ai u përgjigj akuzave të Berishës i cili shprehej se partia Mundësia ka përdorur arkivin e PD-së.

“Ne nuk kemi sulmuar PD-në në asnjë moment. Përkundrazi, PD-ja është marrë me ne. Madje z. Berisha na akuzoi për databazën, dhe ne iu përgjigjëm që po të mos ishim ne, s’do kishin fare,” tha ai.

Në lidhje me bashkëpunimin me Lulzim Bashën, Kapri tha se ndjehet krenar për kontributin e dhënë në atë periudhë, por vendimi për t’u shkëputur dhe krijuar një forcë të re politike ishte parimor, jo personal.
Në fund Kapri shprehet optimist për të ardhmen:

“Sot kemi dy deputetë. Nesër do jemi shumë më shumë. Ruaje datën, në zgjedhjet lokale do shohim rezultate akoma më të mira.”- tha ai në Dekalog.
Pjesë nga Biseda:

Qafoku: Ore, si ke punuar për Lulzim Bashën ti? Ma shpjegon pak, se ti ke qenë gazetar?

Përgjigjja e Erald Kaprit:

"Po kanë punuar shumë njerëz aty, unë kam një status tjetër. Unë jam krenar për kontributin që kam dhënë atje. Nuk ndjej aspak ndonjë ndjesi negative për atë periudhë. Kontakti me Bashën nisi nga shkrimet e mia tek Gazeta Panorama. Ai u interesua për punën time, patëm një kontakt dhe më vonë iu bashkova ekipit të tij. Ne ishim një ekip, nuk isha vetëm unë. Secili kishte një detyrë të ndarë. Unë kontribuova në organizimin e konferencave për shtyp, në komunikimin me mediat dhe organizimin e aktiviteteve. Ishte punë ekipore. Sa i përket ndarjes nga Partia Demokratike, ajo nuk erdhi për arsye personale, por për një arsye madhore, që kishte të bënte me një vendim politik dhe parimor.
Kur morëm vendimin për t’u shkëputur dhe për të krijuar një forcë të re politike, askush nga ne nuk kishte sigurinë se çfarë rezultatesh do të sillte ky hap. Ishte një rrezik i ndërgjegjshëm, i bërë jo për interes personal, por për të ndërtuar diçka ndryshe."- përfundon Kapri./E.P-dritare.net