
Çoi bashkëshorten drejt vetëvrasjes, 10 vjet burg për Xhemal Lokën
E Enjte 6 Shkurt 2025, 12:12
Dritare.net
Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vjet burg Xhemal Lokën, bashkëshortin e Bedrie Lokës. Gruaja bëri vetëvrasje, ndërsa Gjykata në vendimin e saj thekson se ajo dhunohej nga bashkëshorti. Fillimisht u dyshua se Bedrie Loka kreu vetëvrasje për shkak të postimeve bullizuese në TikTok.
Gjithashtu, Xhemal Loka akuzohet se ushtronte dhunë edhe ndaj fëmijëve, ndërsa ndaj tij ka nisur edhe një hetim i ri.
Gjykata refuzoi kërkesën e autorit për gjykim të shkurtuar./L.F-dritare.net

















