
O doktor ta tregoj në shtator! Sara Mila i përgjigjet Berishës!
Dritare.net
Sara Mila, deputetja e zgjedhur nga Partia Socialiste në qarkun e Elbasanit, i dha një mesazh të qartë dhe të fortë kundërshtarit të saj politik Sali Berishës në intervistën e saj ekskluzive për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV.
Duke folur për reagimin e Berishës dhe akuzat e tij për terror politik dhe lidhje me kartelet e drogës, Sara Mila tha:
“Berisha e ka me mua sepse i kam marrë votat. Kjo është banda ime, kjo është banda në të cilën ai referohet dhe e pa që në fushatë. Ai e ndjen që kjo vajzë do të ecë përpara sepse fryma ishte shumë e mirë në qytet.”
Ajo shtoi:
“Kjo nuk është vetëm një përballje politike, është një sfidë për frymën e qytetit, për të ardhmen e Elbasanit. Berisha ka përplasur akuza, ka përdorur terror politik, por ne nuk do të ndalojmë.”
Në fund të intervistës, deputetja e re i dha një mesazh të fuqishëm Berishës:
“Berisha, shihemi në shtator. Do ta tregojmë edhe një herë se kush ka mbështetjen e vërtetë të elektoratit.”
Sara Mila theksoi se mbështetja që ka marrë nga qytetarët është e fuqishme dhe se ajo është gati për sfidat e ardhshme në Parlament dhe në terren./l.F-dritare.net

















