Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një shqiptare në krye të CEFTA-s

Një shqiptare në krye të CEFTA-s

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm të rëndësishëm për përfaqësimin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Pranvera Kastrati është emëruar Drejtoreshë e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore), një post kyç në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

"Një moment krenarie për të gjithë," shkruan Rama, duke theksuar se tashmë Shqipëria do të ketë një përfaqësuese të saj që do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s. Ky zhvillim vjen si një hap i rëndësishëm drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në Tregun e Vetëm të BE-së.

"Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore)

Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së.", shkruan kryeministri në Facebook.

Emërimi i Kastratit shihet si një vlerësim për kapacitetet profesionale shqiptare dhe një mundësi për të forcuar më tej rolin e Shqipërisë në proceset integruese rajonale e evropiane./K.C/dritare.net