Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Katër vajza dhe një podcast për teknologjinë në DritareTv

Katër vajza dhe një podcast për teknologjinë në

Në Dritare TV ka nisur një rrugëtim i ri, ndryshe, dhe i nevojshëm: podcast-e të realizuara nga vetë adoleshentët, për të folur hapur, sinqerisht dhe me kurajë për problemet e moshës së tyre.

Ami Sulaj, Katerina Shehaj, Ema Çinari, Noelia Mertiri, katër vajza të reja, plot energji dhe ide, vendosën të flasin për një temë që prek çdo të ri sot: teknologjia dhe ndikimi i saj në jetën sociale, psikologjike dhe emocionale të të rinjve.

Katër vajza dhe një podcast për teknologjinë në

E quajtën podcast-in e tyre si një mikrofon i hapur, jo për të gjykuar, por për të ndarë përvoja, për të ngritur pyetje, dhe për të hapur diskutime të vërteta mes bashkëmoshatarësh. Ato folën për bullizmin online, për presionin e rrjeteve sociale, për influencuesit që shpesh vendosin standarde jorealiste, për ndjenjën e përjashtimit nëse nuk je “online”, dhe për nevojën për të ndërtuar vetëbesim përmes vetëdijes.

Katër vajza dhe një podcast për teknologjinë në

Dritare TV u hapi dritaren, ato sollën dritën.

Ky podcast nuk është një rast i veçuar. Është një ftesë për çdo të ri që ka një temë për të diskutuar, një zë për të dëgjuar, një mendim për të ndarë. Jo vetëm si të ftuar, por si gazetarë, prezantues, ideues të përmbajtjes që ka rëndësi për ta.

Katër vajza dhe një podcast për teknologjinë në

Sepse të rinjtë nuk janë vetëm publiku i medias. Ata janë tashmë vetë media.

Në Dritare, ata kanë vendin e tyre. Dhe ky është vetëm fillimi./dritare.net

Katër vajza dhe një podcast për teknologjinë në