Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një anije u përpoq të paralajmëronte Titanikun për ajsbergun. Shkencëtarët gjejnë rrënojat!

Një anije u përpoq të paralajmëronte Titanikun për

Mbetjet e një anijeje që u përpoq të paralajmëronte Titanikun për ajsbergun që e fundosi atë në udhëtimin e saj të parë, është gjetur në fund të detit Irlandez.

Anija tregtare britanike SS Mesaba i dërgoi një mesazh paralajmërues në radio Titanikut më 15 prill 1912 ndërsa po kalonte Atlantikun. Mesazhi u mor nga Titaniku por nuk arriti në qendrën kryesore të kontrollit të anijes.

Më vonë atë natë, Titaniku goditi ajsbergun dhe u fundos. Më shumë se 1500 njerëz vdiqën në atë që mbetet anija më famëkeqe në botë.

Një anije u përpoq të paralajmëronte Titanikun për

Mesaba vazhdoi si një anije tregtare derisa u fundos nga një nëndetëse gjermane në vitin 1918. Njëzet njerëz, përfshirë komandantin e anijes, vdiqën.

Vendndodhja e saktë e anijes ishte e panjohur për më shumë se një shekull, por shkencëtarët tani kanë gjetur rrënojat e Mesaba duke përdorur sonar me shumë rreze. Kjo ishte hera e parë që studiuesit ishin në gjendje të lokalizonin dhe identifikonin pozitivisht rrënojat./L.F-dritare.net