Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kur do të vijë Macron në Tiranë!

Ja kur do të vijë Macron në Tiranë!

Presidenti francez Emanuel Macron do të vijë në Tiranë në maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Evropian të 16 Majit. Lajmin për ardhjen e Macron-it në Tiranë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Presidenti Macron e vizitoi Shqipërinë për herë të parë më 16 tetor 2023. Asokohe presidenti francez u prit me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia./K.C/dritare.net